Tashmë është zyrtare! Flori Gjini është larguar përfundimisht nga Top Channel dhe shumë shpejt do ta shohim në ekranin e “Euronews Albania”.

Ka qenë vetë moderatori i njohur ai i cili ka zbuluar lëvizjen e tij pak ditë pasi u largua nga Top Channel, ku së bashku me Erjona Rusin moderonin emisionin e mesditës “Shqipëria Live”.

I ftuar në emisionin “Sot” nga Jonida Shehu në Euronews, Flori zbuloi edhe arsyet e largimit të tij, duke theksuar se pavarësisht vendimit të vështirë, ai kërkonte të ndryshonte për të sprovuar më shumë veten.

Kisha nevojë për gjak të ri për të ndryshuar pak, për të testuar veten dhe ndoshta për të bërë një hap që të ishte pak europian. Ne ndonjëherë kërkojmë që të shkojmë te bota, por kur e ke botën këtu (flasim sa i përket medias) ishte një propozim që më dha shumë vizione. Ishte një vendim i vështirë, por aty ku i hedh këmbët, i hedh me baza të forta. 5 vite investime të miat të mëparshme kanë qenë të jashtëzakonshme, bashkëpunime shumë të mira, por tani është momenti që të sprovoj veten dhe t’i besoj atyre që kanë dashur të më shohin”– tregoi Flori Gjini, ndërsa zbuloi se do e shohim çdo ditë në emisionin e mëngjesit në Euronews.

Do të jemi bashkë me “Good Morning Albanians”, do të jemi në mëngjes. Do të jem bashkë me vajzat dhe gjatë gjithë kohës do të jemi për të sjellë informacionin e momentit. Do të nis shumë shpejt, më shpejt nga sa e prisni!” – paralajmëroi Flori.