Tashmë është zyrtare, Interi ka huazuar Sebastiano Espositon te skuadra e Venezias. Sulmuesi nuk ia doli që të fitonte vendin e titullarit te SPAL-i prandaj u huazua sërish në Serie B.

Ai la ekipin e SPAL dhe kaloi te Venezia. 18-vjeçari pritet të ketë më shumë minuta dhe t’i besohet më shumë. I riu është huazuar deri më 30 qershor 2021.

Objektivi i Espositos është që të luajë sa më shumë dhe të bëjë mirë në skuadrën zikaltër. Ai u largua nga Interi, pasi Conte nuk e llogariste me lojtarë të kalibrit të Lukakut dhe Lautaros si titullar.