Takefusa Kubo donte të largohej nga ekipi i Villarrealit sepse nuk po luante shumë. Ai nuk preferohej si titullar dhe nuk po merrte minuta, prandaj vendosi të largohej.

Japonezi prishi kontratën me rivalët e Realit dhe u huazua te skuadra e Getafes. Lojtari i ri u prezantua te skuadra tjetër e La Ligas dhe aty shpreson të luajë në vazhdimësi.

Kubo këmbënguli që të largohet sepse dëshiron të rritet në profesionin e tij. Ai dëshiron që të fitojë eksperiencë dhe të rikthehet më i fortë se kurrë te “Los Blancos”.