Artistja e njohur Lady Gaga do të jetë pjesë e filmit të dytë “Joker: Folie à deux” krah Joaquin Phoenix.
Lajmin e ka dhënë vetë Lady Gaga, përmes teaser-it muzikor të filmit të publikuar në profilin e saj zyrtar në Twitter.
Në teaser nuk zbulohen shumë detaje se çfarë roli do të ketë Gaga në këtë film, por ajo zbulon datën zyrtare se kur pritet të dalë filmi.
Sipas asaj që shkruan Lady Gaga në Twitter, filmi i ri “Joker: Folie à deux” është planifikuar të dalë më 4 tetor 2024.
Ky lajm është mirëpritur nga fansat e artistes, të cilët presin me padurim ta shohin si pjesë të filmit.
Kjo nuk është hera e parë që Lady Gagën do e shohim si aktore, pasi ajo ka qenë edhe më parë pjesë e botës së filmit.
Joker: Folie à Deux
10.04.24 pic.twitter.com/obp7T9lBFL— Lady Gaga (@ladygaga) August 4, 2022