Liverpooli ka vendosur të huazojë futbollistin e ri Harvey Elliot. Ky i fundit ka patur shumë përkrahje nga “Redsat”, por në një ekip yjesh. Hapësirat janë shumë të limituara.

Kampionët e Anglisë kanë vendosur të huazojnë futbollistin e ri. Ai do të kalojë te skuadra e Balckburn Rovers për këtë edicion futbollistik.

Trajneri Jurgen Klopp ka qenë i drejtpërdrejtë me të dhe i ka kërkuar që të huazohet. Gjermani i ka kërkuar Elliott që të luajë te Blackburn, të fitojë më shumë eksperiencë dhe të ketë më shumë minuta në këmbë.