Mesfushori Mesut Ozil është larguar nga skuadra e Arsenalit. Turko-gjermani më në fund pas problemesh të shumta me drejtuesit dhe trajnerët ka shkëputur krejtësisht marrëdhëniet me klubin anglez.

Ai u largua si futbollisti më i shtrenjtë i “Topçinjëve”. Mesfushori do t’i bashkohet ekipit të Fenerbahçes dhe tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi nga të dy klubet.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane ka nënshkruar me Fenerin dhe pritet të jetë një ndër lojtarët më të paguar në Turqi. Ozil pritet të rinisë të luajë dhe të rigjejë emocionet e futbollit.