Pas muajsh emrash, kontaktesh dhe negociatash, klubi kuqezi ka shënuar ardhjen e një mesfushori. Ky është Aster Vranckx, një belg i lindur në vitin 2002, të cilin vëzhguesit tashmë e ndiqnin kur ai luante në shtëpi në Mechelen.
Lojtari mbërriti dje në Milano, mëngjesin e sotëm iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe më pas iu nënshtrua testeve për gjendjen sportive. Pas këtyre hapave, ai shkoi në Casa Milan për të nënshkruar kontratën. Pak më parë klubi ka lëshuar deklaratën zyrtare në lidhje me operacionin:
AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar, në mënyrë të përkohshme me të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare, paraqitjet sportive të lojtarit Aster Vranckx nga VlF Wolfsburg.
Vranckx, i lindur në Kortenberg (Belgjikë) më 4 tetor 2002, u rrit në Sektorin e të rinjve të KV Mechelen me të cilin bëri debutimin e tij në Ekipin e Parë në 2019, duke grumbulluar 47 paraqitje dhe 5 gola.
Në verën e vitit 2020 kaloi në Gjermani, te Wolfsburg, me të cilin shënoi gjithsej 29 paraqitje dhe 2 gola. Me kombëtaren e Belgjikës ka veshur fanellën e përzgjedhjeve U 15, U 16, U 19 dhe U 21, me të cilat krenohet me 4 paraqitje.
Vranckx arrin në Milano me formulën e huazimit (të rëndë) me të drejtën e shlyerjes që mund të bëhet detyrim në kushte të caktuara. Rreth 2 milionë euro duhet të përfundojnë menjëherë në arkën e Wolfsburgut, ndërsa blerja përfundimtare e kartës mund të kushtojë rreth 12 milionë.
Klubi kuqezi shpreson që mesfushori belg të dëshmojë se është në kulmin e fanellës së lavdishme që ka veshur. Në Bundesligë ai pati një sezon me ulje-ngritje, duke qenë shumë i ri do t’i duhet kohë për t’u vendosur dhe për të shprehur talentin e tij. Është një mesfushor i fortë fizikisht që shkon mirë edhe me këmbët, ka karakteristika që në letër shkojnë në mënyrë perfekte me skuadrën e Stefano Piolit.
Sakaq, po sonte eshte zyrtarizuar edhe operacioni i huazimit te Sergino Dest nga Barcelona: huazim 1 vjecar me opsion blerje 20 mln euro. Ai do te mbaje veshur fanelen me numer 21 kurse belgu Vrackx do te kete fanelen me numer 40.
Nderkohe, Bakayoko ka vendosur qe te mos prishe kontraten e tij me Milanin qe eshte edhe per 1 vit huazim dhe tashme mund te perfundoje ne tribune ose jashte skuadre te klubi kuqezi, pasi mesfusha eshte e mbipopulluar.