Lajmi ishte në ajër prej ditësh por natyrisht pritej zyrtarizimi, që më në fund ka ardhur.

Michael Ngoo dhe Tirana janë bashkuar sërish, me lojtarin angle4z që ka firmosur me klubin bardheblu kontratë për një sezon, teksa në vazhdim do i bashkohet pjesës tjetër së skuadrës në fazën përgatitore në Pogradec.

NJOFTIMI i KLUBIT – “Rikthehet Michael Ngoo! Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar.

Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore. Mirë se erdhe në familjen tënde Michael!”