Një vendim i vështirë për t’u marrë dhe që padyshim do t’i mërzitë shumë brazilianët dhe dashamirësit e traditës, por ishte i paevitueshëm duke parë situatën e pandemisë Covid-19.

Kryetari i Bashkisë së Rio de Zhaneiro, Eduardo Paes, ka zyrtarizuar sot anullimin e edicionit 2021 të Karnevaleve. Ky manifestim i madh ishte planifikuar të zhvillohetj në rrugët e Rios me 13-16 shkurt.

Paes ka hedhur poshtë edhe mundësinë që ky event të shtyhej për në korrik, duke thënë se për këtë vit karnevalet e famshme të Rios nuk do të zhvillohen. “Është e pamundur ta organizojmë këtë event, sidomos në këtë periudhë të vaksinimit të popullsisë”, tha Paes.

Kjo është hera e parë që karnevalet e Rios nuk organizohen që nga viti 1912. Asokohe ky event u anullua pas vdekjes së një ministri.