Fikayo Tomori është lojtar i Milanit. Tashmë është depozituar për federim kontrata e mbrojtësit, i cili vjen nga Chelsea në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro. Lojtari në fjalë bashkohet me kuqezinjtë në merkaton e dimrit, pas Meitè dhe Mandzukic, duke siguruar një tjetër alternativë të çmuar për Stefano Pioli.

“Djalli” e ka depozituar në Ligë kontratën e mbrojtësit të lindur më 1997. Tomori pritet sot në Itali, për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe për t’u vënë në dispozicion të Milanit për gjysmën e dytë të sezonit. Klubi synon ta bëjë të disponueshëm për Piolin qysh në ndeshjen kundër Atalantës, e planifikuar për të shtunën, në orën 18:00.