“Dancing With The Stars Albania”, programi i njohur i kërcimit pritet të nisë në muajin tetor në Top Channel.
Përgjatë këtyre javëve janë përfolur shumë emra personazhesh shqiptarë të famshëm që do të jenë pjesë e këtij emisioni. Por vetëm përpara disa orësh është konfirmuar emri i parë.
Alban Nimani është personazhi i parë i konfirmuar nga faqja e programit në Instagram. Këngëtari i njohur shqiptar, solist i grupit “Asgjë sikur Dielli” do të jetë pjesë e kastit të këtij edicioni në Top Channel.
Në faqen e programit në Instagram shkruhet: “Për të treguar se sa do të shkëlqejë ylli i tij në kërcim, i bashkohet kastit të #DWTS, solisti i grupit “Asgjë sikur dielli”. Mirë se vjen Alban!”
Dita-ditës po zbulohen edhe emrat e të njohurve që do të marrin pjesë në programin e kërcimit, teksa dihet tanimë edhe moderatorja.
Do të jetë Bora Zemani ajo që do të drejtojë emisionin, një lajm i konfirmuar nga vetë faqja zyrtare. Në rrjet po qarkullon lajmi se Donaldi do të jetë bashkëudhëtari i saj në këtë udhëtim.
Por asgjë nuk është ende zyrtare.
View this post on Instagram