Pas përfundimit të Big Brother Vip 2, kanë filluar aludimet lidhur me emrat të cilët do t’i bashkohen edicionit të tretë, ku mesa duket i pari që ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë ka qenë këngëtari Devis Xherahu.

Këngëtari tek ‘Më lër të flas’ ka shprehur dëshirën se nëse do t’i jepej mundësia do të donte të përjetonte emocionet e BBVIP.

Pjesë nga biseda:

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Botherin”, tha Devisi.

Romeo: E fiton Big Brother?

Devisi: Po me bast…

Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.

Romeo: Nëse hy ti nuk futem.

Devisi: Atëherë largohu.

Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.

Donald: Do futesh e ke ndarë?

Romeo: E ka me qejf pse mos futet.

Devisi: Doni që të futem unë?

Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

Devisi: Shaka bën ky.

Donaldi: Po shaka, shaka…