Ish-kryeministri Italisë, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano. Ai u shtrua në spital të premten e kaluar, pasi një terapie 45-ditore disa javë më parë për shkak të pneumonisë dhe një formë leuçemie.

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ishte një nga figurat më të përfolura në Itali. “La Republica” shkruan se në 50 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium etij.

Ai njihej si biznesmen i njohur, manjat televizionesh, presidenti i klubit të futbollit “Milan”, dhe më pas i Monzas, themelues i partisë së quajtur “Forza Italia” dhe tre herë kryeministër.