Vera e vitit 2022 pritet të jetë e shtrenjtë për familjet europiane, pasi çmimet dhe kostot janë rritur ndjeshëm. Sipas mediave italiane, pritet një rritje me 30% e kostos ditore për një pushues në plazh, pasi çdo gjë do të kushtojë shumë më tepër se një vit më parë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe shtrenjtimit të çmimeve.

Rritje do të ketë në linjat ajrore, në shezllone e çadra plazhi, në udhëtimin me makinë etj., pasi çmimet janë rritur. Sipas llogaritjeve që kanë bërë specialistët e ekonomisë, pritet që një ditë plazhi për qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian të jetë mesatarisht 144 euro. Ndërkohë që, një vit më parë, kjo shifër ishte 109 euro.

Rritje kanë edhe pijet alkolike që përdoren gjatë pushimeve, e cila kanë një shifër prej 20% krahasuar me vjet. Pushimet pranë detit pritet të jenë ato që do të kenë rritjen më të madhe, ndërsa disi më e vogël do të jetë kjo rritje në kampinjet malore. Gjithsesi, transporti është ai që kushtëzon më së shumti këtë rritje të çmimit.