Koha e gabimeve, kur Britania e Madhe sfidonte hapur pandeminë Covid-19 pa marrë asnjë masë, ka kaluar. Duket se ky vend dhe kryeministri Boris Johnson kanë mësuar se si të veprojnë dhe Mbretëria e Bashkuar po mëson gjithë botës se si duhet të kryhet procesi i vaksinimit.

Ditën e shtunë, qeveria raportoi se janë kryer 844.285 vaksina brenda 24 orëve, që do të thotë se mesatarja është 27 persona të vaksinuar në sekondë. Deri më tani, në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid 28 milionë persona, shifër kjo e barazvlefshme me 54% të popullsisë së rritur.

Për ta realizuar këtë gjë, Britania e Madhe ka hedhur në fushë 100 mijë vullnetarë dhe 30 mijë personel shëndetësor. Çështje teknologjie dhe organizimi, pasi që verën e kaluar qeveria kishte prenotuar 447 milionë doza të vaksinave anti-Covid nga kompanitë e ndryshme që po punonin për gjetjen e saj.

Në Mbretërinë e Bashkuar procesi i vaksinimit kryhet pa ndërprerje, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës. Aktualisht në gjithë Britaninë e Madhe janë 3.123 pika ky po kryhet ky proces vaksinimi. Sipas të dhënave, 95% e popullsisë mbi 65 vjeç kja marrë të paktën një doze dhe situata është drejt përmirësimit: Të hënën janë regjistruar vetëm 17 viktima nga koronavirus.