Ka shkuar në 300 mijë numri i viktimave me koronavirus në Indi, të regjistruar që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Lajmin e konfirmoi AFP, që i referohet autoriteteve shëndetësore vendase. Vendi me 1.3 miliardë njerëz, vetëm në dy javët e fundit ka regjistruar mbi 50 mijë viktima (303,720 në total).

Në Argjentinë, numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 3.5 milionë, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë regjistruar gati 25 mijë të infektuar (edhe 375 viktima). Pandemia vijon të regjistrojë shifra të larta në këtë vend, teksa deri më tani, janë konfirmuar mbi 74 mijë viktima.

Lajme të mira vijnë nga Amerika, ku numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm, duke arritur ato të qershorit 2020. Javën e kaluar, numri i infektimeve ka qenë nën 30 mijë në ditë, shifra më e ulët që prej 18 qershorit 2020. Edhe numri i viktimave është ulur ndjeshëm, me 552 viktima në 24 orët e fundit.