Një në dy anglezë ka antitrupat anti-Covid. Është kjo statistika e publikuar së fundi nga Qendra Kombëtare e të Dhënave në Britaninë e Madhe, që ka saktësuar se 55% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë vaksinën anti-Covid.

Lajmin e konfirmoi BBC, që tha se më shumë se 40 milionë doza janë kryer te njerëzit (kanë marrë të paktën një dozë), duke konfirmuar se edhe numri i infektimeve si dhe ai i viktimave, ka rënë ndjeshëm.

Ndërkohë, Danimarka ka vendosur të pezullojë përfundimisht përdorimin e vaksinës anti-Covid të AstraZeneca, lajm i bërë publik nga mediat vendase. Ky vendim do të ngadalësojë me disa javë fushatën e vaksinimit në vend.