Një burrë nga West Virginia është arrestuar dje në Washington. Ai ndodhej në afërsi të një prej zyrave ku punojnë anëtarët e Kongresit amerikan.

Personi i arrestuar nga policia quhet Dennis Warren, 71 vjeç. Ai kishte me vete një pistoletë dhe municione.

Në brendësi të makinës së tij agjentët e policisë gjetën edhe sisa fletushka, ku shkruhej “stop the steal” (ndaloni vjedhjen).

Përveç tyre, në makinë ai kishte edhe një listë me emrat e deputetëve dhe senatorëve amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Washington.