850 studentë kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri Delta, pas një feste të zhvilluar në Majorka (Spanjë). Festë e organizuar me rastin e mbarimit të shkollës, por që ka sjellë kthimin e koronavirus në ritme të larta në Spanjë, pasi janë krijuar disa vatra të reja të Covid-19.

Ndërkohë që, pas sinjalizimit rë rasteve të reja më koronavirus, 3000 studentë kanë hyrë në karantinë të detyrueshme në shtëpitë e tyre. Autoritetet spanjolle po hetojnë për këtë ngjarje, që ka krijuar mjaft poliemika, pasi bëhet re për variantin Delta, që transmetohet më shpejt.

Të rinjtë kishin mbërritur në Majorka (18-20 qershor) nga 8 komunitete autonome të ndryshme dhe kishin marrë pjesë në disa festa, përfshi edhe një concert në Palma të Majorka. Mësohet se disa student kishin qenë pozitivë dhe mosrespektimi i masave ka sjellë këtë numër të madh infektimesh.