Austin Slater, një lojtar profesionist bejsbolli i San Francisco Giants në MLB, goditi një top në “Colorado Rockies”, i cili shigjetoi pa dashje gazetaren Kelsey Wingert në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim të madh në ballë.

Në goditjen e Slater-it, topi fluturoi me 153 kilometra në orë. Kelsey Wingert iu desh të dërgohej me urgjencë në spital, ku qëndroi për pesë orë dhe mori disa qepje në ballë.

Wingert tha se kaloi pesë orë në një spital, ku testet nuk zbuluan dëmtime serioze apo probleme të brendshme. Ajo tha se “ka marrë qepje të brendshme dhe të jashtme”.

Duket se ajo ka fatin e keq në pasqyrimin e këtij sporti, sepse Wingert u godit nga një top edhe më 2018, kur po mbulonte Atlanta Braves për “Fox Sports South”. Atëherë pësoi një dëmtim të gropëzës së syrit të djathtë, teksa u godit nga një top i Odubel Herrera, besjsbollist i Philadelphia Phillies.