Reperi më i famshëm shqiptar, Noizy (Rigels Rajku), ka sqaruar zërat që kanë qarkulluar së fundmi se pas koncertit të madh të paralajmëruar këtë verë, “Noizy Alpha Show”, do të largohet nga muzika.

Në një intervistë që ai ka dhënë për emisionin “Pushime On Top”, Noizy ka treguar se si qëndron e vërteta, duke theksuar se ka ende disa vite të tjera për të qëndruar në muzikë dhe beson se nuk do të lërë ndonjëherë…

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artistë të rinj.

Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, është shprehur mes të tjerash Noizy. Gjithashtu, reperi sqaroi se pas koncertit do të vazhdojë të punojë me një album.

Kujtojmë që pas pak ditësh, Noizy do të organizojë koncertin më të madh “rap” në historinë e Shqipërisë, pasi në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, pritet të mbërrijnë figura të njohura të botës së repit për të përformuar…