Tea Trifoni dhe Kiara Tito janë përfshirë në një debat këtë javë me njëra-tjetrën dhe arsyeja ka qenë pikërisht Luizi. Ish-konkurrentja e Përputhen është shprehur se nuk e ka qejf Luizin, teksa një ndërhyrje e Efit, se ajo e lë këngëtarin t’i marrë erë në qafë e ka nervozuar më tepër Tean.

Tea: Do të doja shumë që të shihej darka me Luizin, nuk është aspak e vërtetë që unë e kam pasur qejf Luizin

Efi: Ti e lë që të të marrë erë në qafë, unë shokëve të mi nuk ia lejoj këtë gjë.

Tea: Luizi bën komente për mua për t’i dëgjuar Kiara nuk kishte qëllime të më bënte të ndihesha mirë. Kiara ka reaguar kundra meje pas performancës me Luizin. Pas performancës Kiara ka nisur të thotë ato gjëra kundra meje dhe mendova se është xhelozi.

Kiara: Në asnjë moment nuk kam ndjerë xhelozi, më shqetëson mënyra si ka zgjedhur të luajë Tea sikur është pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur më shumë ka qenë morali që më ka bërë disa javë më parë që si rri unë afër me Luizin ndërsa nga ana tjetër ka bërë të njëjtën gjë, pasi ka thënë nuk ui flas më I ka folur ka qeshur e ka përqafuar. Sjam aspak xheloze për asnjë nga vajzat këtu kur Luizi më thotë që dua të bëj lojëra.

Tea: Ai djalë më kishte një nder borxh dhe nderi që I kërkova ishte të mos më fliste fare, e kam përqafuar vetëm pas performacës dhe ti vjen e thua je përqafuar, janë gjëra që unë nuk i kam bërë.

Luiz: Duke marrë parasysh sa jam shprehur dhe dhënë tek Kiara, kam dashur të marr përgjigje më konkrete nga Kiara dhe çdo çuni i pëlqen të shohë xhelozi në sytë e vajzës.