UFO-t nuk do të jenë më një mister për njerëzimin. CIA (Central Intelligence Agency) ka vendosur që i gjithë arkivi i saj në lidhje me këtë çështje të jetë i aksesueshëm për publikun.

I gjithë arkivi që CIA disponon në lidhje me objektet miserioze të paidentifikuara mund të shkarkohet në formatin “zip” ose “pdf” nga faqja “The Black Vault”.

Në këtë arkivë gjenden dokumente që mbulojnë një hapësirë kohore më të madhe se gjysmë shekulli. Jo vetëm kaq, por aty gjenden edhe studime të ndryshme, që për gjithë këto vite janë konsideruar nga qeveria amerikane si “top-secret”.

Kjo nuk është hera e parë që CIA jep informacione apo publikon të tilla dokumente nga arkiva e saj, por tashmë ato mund të shkarkohen dhe i jepen lirisht publikut. Në total janë 2,780 faqe raportesh që do të vihën në dispozicion të të gjithëve.