Monika Lubonja është një nga aktoret më të njohura në showbiz-in shqiptar, si edhe një nga personazhet më të komentuar në rrjete sociale. Që pas përfundimit të edicionit të parë të Big Brother VIP, ku ajo ishte konkurrente, aktorja i është përkushtuar rrjeteve sociale, ku është shumë aktive.

Ajo poston foto e video të ndryshme, që shpeshherë tërheqin edhe vëmendjen e mediave rozë, teksa zakonisht aktorja zhvillon edhe biseda virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Monika është përballur me një pyetje jo shumë të bukur nga një prej ndjekësve të saj.

Ai i ka bërë një pyetje që duket se e ka vënë në pozitë aktoren, por që nuk ia ka lënë mangut as përgjigjen. Ndjekësi e ka pyetur nëse Monika është kur*ë, ndërsa aktorja i ka kthyer përgjigjen epike që vetëm ajo di ta kthejë, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë.

“A je k*rvë?” është pyetja e ndjekësit, ndërsa Monika Lubonja i përgjigjet: “Jo. Nuk ngjajmë të gjitha me mamin tënd.” Një përgjigje vërtetë epike që Monika e ka ndarë me ndjekësit e saj.