Efi ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara të “Për’Puthen” sezonin që kaloi. Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

Ajo u pyet nëse ka kontaktuar së fundmi me Fation Kuqarin apo me Atdheun në Whatsapp. Por si u përgjigj ajo? Ajo tha për Fationin se “s’kam ndonjë mesazh, një gjë pune, s’ka lidhje fare…”. Ndërsa për Atdheun, Efi tha se nuk ka pasur kontakte kohët e fundit

Kujtojmë se më herët, gjatë pyetjeve “60 sekonda” për Prive, Efi dha disa detaje për jetën e saj si dhe foli edhe për raportin me Fationin.

“Me shokët nuk mund të flasësh përditë”, tha ajo kohë më parë duke zbuluar se mesazhi i fundit mes saj dhe Fationit ka qenë para një jave”, u shpreh Efi asokohe.