Raporti mes Einxhel Shkirës dhe Sarah Berishës, eshtë përfolur shumë. Kjo ndodh pasi ato nuk janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Lidhur me këtë temë, ka folur vetë Sarah Berisha gjatë një interviste për “Goca & Gra”, ku ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me moderatoren. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale duket se nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Megjithatë, blogerja thotë se nuk ka pasur asnjë zënkë mes tyre.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër.

Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”, u shpreh Sarah.