Pasi Rich Paul ka munguar në ditëlindjen për 34-vjetorin e Adele, kanë filluar të qarkullojnë zërat se çifti ishte në krizë. Për këtë arsye këngëtarja ka zgjedhur t’i përgënjeshtrojë këto zëra me disa foto të publikuara në Instagram.

Në një nga fotografitë duket në sfond edhe një super vilë, që duket se ka qenë më parë e Sylvester Stallone. Të dy kanë bërë hapin e madh dhe kanë vendosur të shkojnë të jetojnë bashkë.

Në fakt, Adele ka blerë vilën e Stallone-s në Beverly Hills për 58 milionë dollarë, rreth 51.4 milionë euro. Çmimi fillestar ka qenë 110 milionë dollarë, rreth 97,3 milioni di euro.

Shtëpia ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjë, një suitë të madhe me sauna, banjë turke me tarracë. Ka edhe një sallë për kinema dhe një palestër. Gjithashtu, ka edhe një apartament për miqtë me dy kate të projektuar nga Richard Landry.

Çifti ka dalë hapur verën e kaluar dhe është folur për një fejesë në shkurt kur Adele ka mbajtur një unazë gjigante me diamante në tapetin e kuq për Brit Awards 2022.