Kompania “Air Albania” ka shtuar hartën e fluturimeve të saj  nga Shqipëria drejt vendeve të tjera në Europë. Nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit do të nisin fluturimet e dy avionëve të rinj të kësaj kompanie drejt Zyrihut dhe Bazelit.

Më herët, “Air Albania” pat shtuar në listën e saj të fluturimeve edhe Athinën, Londrën e Duseldorfin, pa harruar Antalian. Kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluturimeve hyrëse e dalëse nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të rakonit dhe Europës.

Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, pritet që kjo listë e vendeve ku do të fluturojnë avionët me flamurin kuqezi të shtohet me të tjera destinacione. Tri avionet aktualë të “Air Albania” quhen Naimi, Migjeni e Lasgushi, ndërsa dy të tjerët do të mbërrijnë së shpejti.