Rreth 100 milionë amerikanë, shifër kjo e barazvlefshme me 30% të popullsisë, mund të infektohen me Covid-19 gjatë vjeshtës së këtij viti. Është ky parashikimi i frikshëm që ka bërë së fundi qeveria amerikane, duke dhënë larmin se një vale e radhës do të vijë pas disa muajsh.

Qeveria ka bërë këtë parashikim teksa do të kalojë në kongres buxhetin e rishikuar, që parashikon 22.5 miliardë dollarë investime për prodhimin e vaksinave anti-Covid, për terati dhe teste. Kjo shumë është kundërshtuar nga republikanët, që kërkojnë një investim prej 10 miliardë dollarësh.

Sipas parashimive që vijnë nga epidemiologët amerikanë, vala e re e pandemisë do të jetë e lidhur me evuluimin që do të pësojë variant Omicron. Ai është dominues aktualisht në botë. Ai do të evoluojë kryesisht në Amerikën Latine, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë botën.