Vaksinat anti-Covid të Pfizer dhe Moderna të mbrojnë të paktën deri në muaj nga infektimi me koronavirus. Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga “Food and Drug Administration” (FDA) në Amerikë, enti që jep miratimin e përdorimit të vaksinave në këtë shtet.

Deri më tani mendohej se këto vaksina të mbronin deri në 6 muaj, por u shty ky afat. Ndërkohë që po studiohet nëse efikasiteti i këtyre vaksinave anti-Covid bie me kalimin e kohës apo ka të njëjtën fuqi si muajt e parë.

Ne jemi në monitorimin e vazhdueshëm të këtyre vaksinave, për të parë efikasitetin e tyre, sa zgjat ajo etj., duke u bazuar në teknologjinë e re të mRNA”, thanë drejtuesit e FDA-së.

Ndërkohë, FDA ende s’ka vendosur për aplikimin e mëtejshëm të vaksinës anti-Covid Johnson&Johnson, pas verifikimit të disa rasteve me mpiksje gjaku. Ditët e fundit janë verifikuar 6 raste me një sëmundje të rrallë dhe po studiohen të gjitha rastet.