Princi Philipp, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabetë, i është nënshtruar një operacioni të vogël në zemër. Sipas mjekëve, operacioni i kryer në spitalin “St.Bartholomeë” në Londër ka qenë i suksesshëm.

Lajmin e konfirmoi Buckingham Palace, që tha se princi 99-vjeçar ëshë në gjendje të mirë. Kjo është hera e dytë që ai bën një operacion të tillë, pas atij të vitit 2011. Ai ndodhet ende i shtruar në spital, ku do të qëndrojë edhe disa ditë.

Bëhet fjalë për rikuperimin më të gjatë të princit Philipp, njëkohësisht Duka e Edingurgut, ndërkohë që operacioni nuk ka të bëjë me pandeminë Covid-19 (e ka kryer në janar vaksinën).