Personat që kryejnë edhe testin e dytë anti-Covid nuk kanë nevojë që të paraqesin në kufi rezultatin e një testi negativ apo të hyjnë në karantinë në rast se udhëtojnë nga një shtet në tjetrin.

Ka qenë ky vendimi që ka marrë Bashkimi Europian për personat e shteteve anëtare të BE-së, që do të udhëtojnë nga dita e sotme, 1 qershori. Nga kjo gjë përfitojnë edhe fëmijët që kanë prindërit e vaksinuar.

Personat që udhëtojnë duhet të kenë të paktën 14 ditë që kanë kryer dozën e dytë. Ndërsa personat që janë shëruar apo nuk janë infektuar ended he s’kanë bërë vaksinën, duhet të paraqiten me rezultatin negative të testit anti-Covid.