Gjinekologu shqiptar Blerti Çami, i ftuar sot në emisionin ‘Good Morning Albanians’ ka deklaruar se në Amerikë nuk ka një ligj që ndalon numrin e dhurimeve të spermës.

Ndër të tjera, Çami nënvizoi se nëse në Shqipëri do të zbatohej ligji amerikan një mashkull në Shqipëri i lejohet të bëjë 100 fëmijë.

“Në Amerikë nuk ka ligj që ndalon numrin e dhurimeve që mund të bëjë një person, por ka rekomandime dhe shoqatat thonë se në 850 mijë banorë një dhurues sperme ka mundësi të ketë 25 fëmijë.

Nëse në Shqipëri do zbatohej ligji amerikan, një mashkulli do i lejohej të bëj 100 fëmijë”- tha ai.