Teologu i njohur shqiptar, Miron Çako, ka deklaruar se joga nuk është një sport, por një fe. Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai ka paralajmëruar prindërit se duhet të bëjnë kujdes me fëmijët e tyre.

Nëse ti je fetar duhet të kesh bindjen tënde dhe duhet të kuptosh që joga të fut në një tjetër fe. Ti nuk po bën sport. Nëse je fetar nuk duhet të bësh joga se po tradhton besimin tënd. Kur ti bën joga lëvizjet e tua korrenspondojnë me lëvizjet e tyre.

Ajo joga që sot ty të ndjejë cik si happy, nesër do të shkatërroj qetësinë, do të fusi në një gjendje tjetër. sa më thellë të futësh nga bregu, aq më shumë të josh ajo qetësi dhe nuk del më.

Prindërit duhet të ndërgjegjësohen se fëmija i tyre po merret me fe. Kjo lidhet dhe me magjinë sepse joga është një formulë magjike, sepse lëvizjet mësohen gradualisht.

Ai guruja të mëson lëvizjet, më pas të mëson ato tingujt që ai flet. Këto janë magji. Kur ti bën levizjet dhe thua fjalët, je duke u futur në një botë okulte dhe ti futesh në një botë tjetër. Kjo nuk bëhet me një ditë, më vonë kuptohet”, u shpreh teologu shqiptar.