Ish-konkurrentja e Big Brother, njëkohësisht e njohur edhe si një modele shumë e suksesshme në Itali, Beniada Nishani është kryefjalë e mediave rozë prej disa javësh. Dhe shkak është bërë lidhja e saj me një personazh të njohur në media.

Bëhet fjalë për Blerti Hajdarin, opinionistin e njohur sportiv dhe vëllain e themeluesit të fondacionit “Fundjavë Ndryshe“, Arbër Hajdarit. Së fundmi, modelja ka konfirmuar lidhjen me Blertin në një emision televiziv.

E ftuar në rubrikën ‘Trotuar‘, Beniada u pyet nga Graciano se si ia fitoi zemrën i dashuri i saj, duke qenë se ajo po përflitet prej kohësh se është në një lidhje me një personazh të njohur. Përgjigjja e Beniadës konfirmoi këtë marrëdhënie të re në shoëbiz-in shqiptar mes saj dhe Blertit.

“Me qetësi, me ëmbëlsi dhe kur njeriu është vetvetja arrin tek objektivi i vet dhe kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit” – tregoi Beniada Nishani në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, duke konfirmuar kështu njëherë e mirë zërat se ajo është në një lidhje.