Nuk duket periudhë e lehtë për Silvio Berlusconi, që është shtruar në spital për një problem që ka pasur me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i tij, Alberto Zangrillo.

Ish-kryeministri i Italisë ka një problem aritmologjik të zemrës dhe tani ndodhet në një spital në Mynih.

Berlusconi e la carica virale record: "Sono tra i primi cinque del San  Raffaele"

“Ka një problem aritmologjik të zemrës.  Shkova urgjentisht atje ku banon, në  jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi të gjendjes së tij.

Vendosa ta shtoj në spital në Mynih, pasi nuk e konsideroja një vendim të matur ta transportoja në Itali”, ka treguar për Ansa doktori i besuar i Berlusconit, Alberto Zangrillo.