Pas sulmit ndaj Capitol Hill javën e kaluar tensioni në Amerikë është i lartë. Ndërkohë që, afrohet data 20 janar, kur Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i ri i Amerikës.

FBI ka nisur një hetim për kërcënimet që janë lëshuar në adresë të Joe Biden, zv.presidentes Kamala Harris dhe zëdhënësit të dhomës së deputetëve, Nancy Pelosi.

FBI ka frikë se mos ndodh ndonjë e papritur më 20 janar, nga organizata terroriste, ndaj kërkon që ceremonia e betimit të Joe Biden të bëhet në një vend sekret dhe të mbyllur.

Gjithsesi, presidenti i sapozgjedhur ka deklaruar se është i gatshëm të betohet si gjithë paraardhësit e tij, në një ceremoni zyrtare në ambient të hapur. FBI ka bërë me dije do të garantojë sigurinë e tij dhe familjarëve.