Presidenti i Amerikës, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill, janë detyruar të largojnë nga Shtëpia e Bardhë dy qentë e tyre, dy pastorë gjermanë që quhen Major e Champ. Dy qentë e racës janë dërguar sërish në vilën e tyre në Delaware.

Arsyeja e këtij largimi, vetëm një muaj pasi ishin sjellë në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë se njëri prej tyre, Major, 3 vjeç, ka kafshuar një nga rojet e sigurisë. Lajmin e konfirmoi CNN, pa bërë me dije emrin e personit të dëmtuar.

Ngjarja ka qenë e rëndë, ndaj dhe është marrë ky vendim, për t’i larguar. Sipas mediave amerikane, nuk është hera e parë që Major tregon një sjellje të tillë agresive, që kur ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, duke u lehur shpesh rojeve dhe stafit.