Administrata e sapozgjedhur e presidentit të ri të Amerikës, Joe Biden, ka pezulluar përkohësisht shitjen e armëve luftarake që ishin porositur nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bëhet fjalë për disa avionë luftarake F-35, ndërkohë që lajmi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ky vendim u morr për të analizuar edhe një herë kontratën e shitjes së armëve që ishte nënshkruar nga administrata e mëparshme e ish-presidentit Donald Trump.

Duhet të bëjmë të mundur që shitja e armëve nga ana e Amerikës të korespondojë me objektivat tanë strategjikë”, tha DASH.