Pandemia Covid-19 ka futur në krizë Amerikën, që mbetet vendi më i prekur në botë me më shumë se 27 milionë të infektuar. Ndërkohë që, numri i viktimave po shkon drejt 500 mijë të tillë (465 mijë deri më sot).

Presidenti Joe Biden, tha: “Ideja që të arrijmë imunitetin e tufës brenda kësaj vere është shumë e vështirë për t’u realizuar. Ne po punojmë fort me vaksinat, por kjo gjë do ende shumë kohë”.

Biden i ka kërkuar kompanine Pfizer dhe Moderna që të prodhojnë më shumë vaksina anti-Covid. Ai shtoi se për shkak të pandemisë janë shkurtuar shumë vende pune, duke bërë që emergjenca kombëtare të jetë e rëndë.

Koht e fundit raportohet largimi nga puna i 3 milionë grave, ndërkohë që shkollat vijojnë të jenë të mbyllura. “Situata është më tragjike nga ajo që mendonim. Jemi në një emergjencë kombëtare”, tha Biden.