E marta është tashmë dita që mbledh të gjithë shqiptarët. Reality show i shumëndjekur ‘Big Brother’ ka bërë për vete shumë njerëz. Mbrëmja e sotme nisi me një mungesë shumë të rëndësishme, teksa opinionisti Arbër Hajdari nuk është paraqitur në studio.

Moderatorja e njohur e këtij programi, Arbana Osmani shpjegoi edhe se çfarë ka ndodhur dhe pse Arbri nuk është sonte pjesë e këtij spektakli. Ndërsa prezantoi opinionisten tjetër, Zhaklin Lekatari, Arbana tha se Arbri mungon për shkak të impenjimeve maksimale.

Sonte pritet një spektakël shumë i fortë, pas debateve të forta që kanë ndodhur këto ditë në shtëpinë e Big Brother VIP. Luizi, Olta dhe Efi kanë qenë në qendër të këtyre debateve teksa sonte pritet edhe sqarimi i këtyre sherreve mjaft të forta.

Sakaq, pritet edhe një i eleminuar mbrëmjen e sotme, teksa të nominuar janë Efi, Bjordi, Armaldo dhe Tea.