Kompania BioNTech ka komunikuar sot se ka nisur të prodhjojë vaksinën anti-Covid edhe në impiantin e saj të ri të Marburg, në Gjermani. Drejtuesit e laboratorit, që kanë realizuar këtë vaksinë në bashkëpunim me kompaninë famacautike Pfizer, thanë se prodhimi ka nisur nga dita e hënë.

Kemi rritur kapacitetin tonë të prodhimit të vaksinës dhe synojmë që deri në fund të vitit 2021 të prodhojmë deri në 2 miliardë doza të vaksinës tonë ndaj koronavirus”, komunikuan drejtuesit e BioNTech.

Rritja e kapacitetit të prodhimit deri në këtë shifër bëhet i mundur për shkak të mundësisë së prodhimit të kësaj vaksine në këtë impiant të ri. ai do të shërbejë kryesisht për shpërndarjen e vaksinës në Europë.