Të paktën 18 njerëz u vranë në shtypjen e demonstratave në Birmani, në ditën më të përgjakshme që nga fillimi i protestave kundër grushtit të shtetit të 1 shkurtit.

Kjo u raportua nga BBC, duke cituar burime mjekësore në Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku policia përdori plumba të gjallë dhe gome dhe gaz lotsjellës.

Kombet e Bashkuara dënuan shtypjen e dhunshme dhe nxitën juntën ushtarake të ndalonte përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë.

“Ne dënojmë fuqimisht përshkallëzimin e dhunës kundër protestave në Mianmar dhe i bëjmë thirrje ushtrisë që të ndalojë menjëherë përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë,” tha në një deklaratë Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut.

Të paktën 9 protestues u vranë sot në ditën më të përgjakshme që nga fillimi i protestave.