Në pritje të Huracan Sterrato, ka nga ata që kanë menduar që tani të projektojnë një Lamborghini në versionin fuoristradë. Një Diablo, më saktësisht.

Por që është e ndërtuar mbi telajon e një Jeep Liberty. Autoi i këtij transformimi të çuditshëm është Ricky Irizarry, nga Illinois, i cili ka publikuar imazhet e para të së ashtuquajturës “Jeeporghini”.

Projekti nuk është kompletuar akoma, por fotografitë tregojnë atë që mund të presim. Makinës i mungojnë akoma shumë pjesë përbërëse.

Puna e Irizarry është lehtësuar nga fakti se gjatësia e Diablo-s (2.650 mm) është pothuajse identik me atë të Liberty (2.649 mm). Megjithatë, ka shumë punë për të bërë për të fiksuar karrocerinë e një coupe me motor qendror te telajo e një fuoristrade me motor në pjesën e përparme.

Liverty më e fuqishme ishte e pajisur me një motor V6 3.7 prej 213 kuajsh me tërheqje integrale dhe kambio automatike me 4 shpejtësi.

Shifra që as nuk i afrohen 529 kuajve fuqi të motorit V12 5.7 të Diablo VT Roadster të 1999-ës. Projekti “Jeeporghini” duhet të përfshijë disa modifikime për të marrë më shumë fuqi. Tani, nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të pritet që Irizarry të publikojë fotografitë e punës së kompletuar.