Me një mundësi prej 93%, në një prej viteve 2022-2026, do të regjistrohet i nxehti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në tokë. Gjithashtu, po në këtë periudhë kohore, temperatura mesatare do të jenë më e lartë se ajo e periudhës 2017-2021. Këtë lajm e ka konfirmuar Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO).

Brenda vitit 2026, temperatura globale e tokës do të rritet me +1.5 gradë mbi mesataren. Dhe, me shumë gjasa, me kalimin e viteve, ajo do të vijojë të rritet edhe më shumë. “Kjo nuk është një statistikë e rastësishme, por një studim i detajuar i impaktit që klima ka mbi planetin tonë”, tha Petteri Taalas, sekretari i WMO.

Në vitin 2021, temperatura mesatare globale ka qenë +1.1 gradë mbi mesataren. “Për sa kohë që do të ndotim planetin tonë me gazra të ndryshëm, temperaturat do të rriten. Gjithashtu, oqeanët tanë do të bëhen gjithnjë e më të ngrohtë dhe akujt do të shkrihen gjithnjë e më shumë. Kjo do të sjellë një klimë ekstreme në tokë”, tha Taalas.

Ajo që ndodh në Artik na përket të gjithëve. Vetëm në një vit, aty është rritur temperatura me +1.5 gradë. Kjo tregon se nuk kemi respektuar marrëveshjet për klimën dhe rrezikojmë një tjetër rritje me +1.5 gradë në të ardhmen”, u shprehën më tej drejtuesit e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, duke lëshuar alarmin.