Britania e Madhe ka prekur kuotën e 15 milionë njerëzve të vaksinuar. Kjo shifër është një rekord për Europën, çka tregon se skema e vaksinës anti-Covid në këtë shtet po funksionon mirë.

15 milionë është numri i personave që kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, numër që u arrit një ditë më herët nga parashikimi (15 shkurt), sipas premtimit që pat bërë kryeministri Boris Johnson.

Lajmin e konfirmoi ministri Nadhim Zahawi, që tha deri më tani kanë kryer dozën e parë 15,1 milionë persona, nga të cilët 535 mijë janë kryer edhe dozën e dytë të vaksinës.

Kjo situatë ka bërë që të bjerë ndjeshëm numri i personave të invektuar me koronavirus ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Rënie ka edhe numri i viktimave nga koronavirus në Britaninë e Madhe.