Përhapja në masë e variantit Delta (ish-varianti indian) të koronavirus në Britaninë e Madhe mund të sjellë një shtyrje të masave anti-Covid që janë vendosur në këtë vend. Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se është i shqetësuar për rritjen e rasteve me koronavirus dhe se data 21 qershor, që ishte vendosur për të ulur nivelin e masave, do të shtyhet.

Është e vërtetë që varianti Delta rrit prekshmërinë dhe se numri i rasteve të reja është shtuar ndjeshëm. Po ashtu edhe numri i personave të shtruar në spital. Situata është serioze e mund të përkqeësohet”, tha Johnson. Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë regjistruar 8.125 raste të reja, numri më i lartë i të infektuarve që nga shkurti i këtij viti.