Një shëtitje në tregun e Los Agneles për të blerë bukë dhe perime. Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, të sapomartuar, po shijojnë pak normalitet në shtëpi.

Fotografët i kanë kapur duke bërë pazar dhe duke u larguar nga tregu me makinë e re lukszove, një dhuratë për martesën nga David e Victoria Beckham.

Brooklyn dhe Nicola po shijojnë magjinë e ditëve të para si burrë dhe grua. Janë shumë të lidhur dhe në sintoni të plotë, siç duket edhe nga veshjet e kombinuara.

Pasi ka mbaruar pazarin, çifti është larguar në drejtim të makinë vintage të marrë si dhuratë për dasmën. Bëhet fjalë për një model të 1954-ës të rinovuar nëpërmjet teknologjisë.

Një xhevahir me rrota me vlerë 550 mijë euro, perfekt për udhëtimet në rrugët e egra të Amerikës, por edhe për një xhiro të qetë në tregun e lagjes.