Në Los Anxhelos u zhvillua mëngjesin e sotëm ceremonia e çmimeve “Oscar 2021”, që ka vlerësuar filmat më të mirë të vitit. Ashtu sikurse pritej, filmi “Nomandland” ka triumfuar mbi të tjerët, duke rrëmbyer çmimet e filmit më të mirë, regjizorit dhe aktores më të mirë. Regjizorja Chloe Zhao bëhet femra e dytë që e fiton këtë trofe.

Ceremonia u zhvillua si në sallën e zakonshme të “Dolby  Theater” ashtu dhe në mjediset e “Union Station”, pa prezantues, duke respektuar msat anti-Covid. Mjaft nga kandidatët nuk morën pjesë në ceremoni, duke e ndjekur “live” eventin nga çdo cep i botës. Në moshën 83-vjeçare triumfon legjenda Anthony Hopkins.

Çmimet “Oscar 2021”

Filmi më i mirë: Nomadland

Regjizori/ja më i mirë: Chloé Zhao (Nomadland)

Aktori më i mirë: Anthony Hopkins (The Father)

Aktorja më e mirë: Frances McDormand (Nomadland)

Aktori më i mirë jo-protagonist: Daniel Kaluuya (Judas and the Black Messiah)

Aktorja më e mirë jo-protagoniste: Yuh-Jung Youn (Minari)

Filmi më i mirë i huaj: Un altro giro (Thomas Vinterberg)

Filmi më i mirë i animuar: Soul (Pete Docter e Dana Murray)

Skenari më i mirë origjinal: Emerald Fennell

Skenari më i mirë jo-origjinal: Christopher Hampton e Florian Zeller (The Father)

Skenografia më e mirë: Donald Graham Burt e Jan Pascale (Mank)

Kostumografia: Ann Roth (Ma Rainey’s black bottom)

Fotografia më e mirë: Erik Messerschmidt (Mank)

Montazhi më i mirë: Mikkel E. G. Nielsen (Sound of metal)

Efektet speciale: Andreë Jackson, David Lee, Andrew Lockley e Scott Fisher (Tenet)

Kolona zanore më e mirë: Trent Reznor, Atticus Ross e Jon Batiste (Soul)

Kënga më e mirë: Fight for you (Judas and the Black Messiah)