Disa hakera të Koresë së Veriut janë përpjekur të depërtojnë në sistemin kompjuterik të Pfizer për të mbledhur informacion nga gjigandi farmaceutik në lidhje me vaksinën dhe trajtimet kundër Covid-19. Kjo u raportua sot nga media e Seulit, duke cituar shërbimet e inteligjencës së Koresë së Jugut.

Një kongresmen, Ha Tae-keung, tha se Parlamenti u informua nga NIS, agjencia e inteligjencës, se “Koreja e Veriut është përpjekur të marrë teknologji përfshirë vaksinat dhe trajtimin përmes një sulmi kibernetik në Pfizer”.